05\01\2022 18:02
Një grua nga Llausha e Skenderajt dyshohet se është vrarë nga burri i saj në mesditën e sotme.
Zëdhënësja e Spitali Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj, tha për Klankosova.tv se 48-vjeçarja erdhi në spital pa shenja jete.
“Është sjellë në spital rreth orës 14:35 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”.