News That Matters

Nga policia në Vushtrri po kërkohen tre të dyshuar për vrasje në tentativë

14/09/2021. 10:50

Policia në Vushtrri është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur dje në rrugën “Ukshin Hoti”rreth orës 18:44.

Nga hetimet fillestare, ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitareve, të dyshuarit kane gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe si rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘’Adem Jashari’’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë.

Hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale.

div.meta-author { display:none; }