
22/09/2021 14:08
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga dita e hënë do të rikthejë operacionet jo emergjente në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Në këtë njoftim ShSKUK-ja ka thënë se rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim.