
14/10/2021 21:26
Pas publikimit të albumit, Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur.
Ajo bashkon forcat me reperin e njohur Mc Kresha, në këngën “Vet e lype” të cilës do t’ia publikojë videoklipin të premtën, në ora 18:00.
Ajo në fotot e fundit duket me një “look” ndryshe nga se e kemi parë në prapaskenat e xhirimeve te videoklipit më te ri.
Audio e këngës është publikuar më 1 tetor, në kuadër të albumit më të ri të Dafinës “Dafinë Moj”.
Ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve.