
19/01/2022 19:00
Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, Klan Kosova merr vesh se nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:
Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus.