News That Matters

Nëntë bilbioteka të reja i shtohen Tiranës

21/11/2021 22:24

Nëntë biblioteka të reja i janë shtuar Tiranës.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, këto investime të reja janë kthyer edhe në hapësira takimesh e diskutimesh mes njerëzish që e duan librin.

“Nuk kam takuar asnjë njeri që ka bërë gjëra të mëdha në jetë, por që s’ka lexuar libra. Një njeri që të jetë bërë kryeministër, kryetar bashkie, deputet, ose të jetë bërë dikush që frymëzon, emancipon, apo pikë graviteti e një shoqërie padyshim ka lexuar shumë libra”.

Veliaj vlerësoi të rinjtë të cilët ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre i janë rikthyer leximit dhe nuk qëndrojnë nëpër lokale.

Për kryebashkiakun Veliaj, zgjerimi i hapësirave të dedikuara librit dhe bibliotekat e reja të ndërtuara në Tiranë kanë rikthyer traditën e leximit mes të rinjve dhe sidomos studentëve./tvklan

div.meta-author { display:none; }