
01/08/2022. 17:15
Nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri ka pritur në takim dy vëllezerit Ismet dhe Endrit Ademi të cilët përafqesojnë Gjermanin në garat ndërkombëtare të boksit.Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, priti në takim kampionët evropian të boksit në kategorinë U17 dhe U19, vëllezërit Ismet dhe Endrit Ademi, të cilët e përfaqësojnë Gjermaninë në garat ndërkombëtare dhe janë me prejardhje nga fshati Rashan i Mitrovicës.
Nënkryetari Tahiri, pasi ka falënderuar vëllezërit Ademi për vizitën e tyre, i ka përgëzuar për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtarë dhe i ka inkurajuar për suksese të reja në boksin ndërkombëtar, duke shtuar se sporti është ambasador i një shteti e këtë e keni dëshmuar më së miri ju me të arriturat tua deri më tani.
Po ashtu nënkryetari Tahiri, i uroj suksese boksierit Ismet Ademi i cili me datën 15 shtator do e zhvilloj duelin me Kevin Johnson, i cili dikur ishte kundërshtar në ring i kampionit botëror Anthony Joshua.