News That Matters

Nënkryetari Arian Tahiri inspekton punimet në kubëzimin e trotuareve tek rruga e UÇK-së

04/08/2022. 12:21
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka vizituar punimet në projektin që ka të bëjë me kubëzimin e trotuareve tek rruga afër gjimnazit “Frang Bardhi“, shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina“, qendrës së Down Syndrome Kosova dhe shkollës fillore “Musa Hoti”.

Gjatë kësaj vizite nënkryetari Tahiri takoi edhe banorë të kësaj lagje, të cilët i njoftoj se në vazhdimësi janë duke bërë përpjekje që të ketë projekte të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sigurinë e qytetarëve, pasi që është e ditur se si kanë qenë trotuaret në këtë rrugë dhe se si do të bëhen pas kubëzimit.

Me këtë rast, banorët falënderuan nënkryetarin Tahiri dhe drejtorin Tmava për mbështetjen e këtij projekti në kubëzimin e trotuareve dhe rregullimin e hapësirave përreth, rrugë kjo siç thanë ata e një rëndësie të madhe për të gjithë banorët, duke evituar kështu aksidentet rrugore dhe për të ofruar një siguri më të madhe për nxënësit dhe kalimtarët e tjerë.

div.meta-author { display:none; }