
17/03/2022. 17:54
Moderatorja Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të tretë.
Ajo e dha lajmin në natën finale të Big Brother VIP por sot është zbuluar gjinia e bebit që po pret.
Pas dy djemve, duket se Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj do të bëhen me një vajzë.
Megjithatë deri më tani moderatorja Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë njoftim për ndjekësit e saj. Ajo është nëna e dy djemve, Jonit dhe Diellit.