News That Matters

Nënë e dashur nënë

Nga Tomorr Lelo

Nënë e dashur nënë
– 1 –
Nenë e dashur nënë,
Lum ç’nur i ke dhënë,
Fjalës ëngjëllore,
O Diell o Hënë.
– 2 –
Me shpirtin si det,
Puntore si bletë,
Buron mjalt në hoje,
Jetës i jep jetë.
– 3 –
Nënë o dritë syri,
Ai qumësht gjiri
Rrjedh nëpër damar,
Te bija te biri.
– 4 –
Nënë zemër madhe,
Shqiponj’e Sorkadhe,
Nga hallet e jetës,
U rrudhe, u zbardhe.
– 5 –
O lum me kujtime,
Flladë me ledhatime,
Shkruan emrin nënë,
Gjaku zemrës time.

div.meta-author { display:none; }