
02.09.2021. 09:57
Mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Mitrovicës është dërguar pa shenja jete një foshnje.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se foshnja është e gjinisë femërore.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22. Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“.