
19/01/2022 15:33
Një person po pinte cigare sot para lokalit në Mitrovicë të Veriut.
Ndonëse temperaturat ishin goxha nën minus, ai nuk e kishte shumë problem të tymoste me nge, shkruan “Jepi zë”.
Kjo pasi para lokalit ishte vendosur një ngrohje e cila liron mjaft nxehtësi, e njëkohësisht edhe harxhon rrymë.
Një qytetar është drejtuar tek “Jepi zë”, duke thënë se kjo po ndodh për shkak se rryma nuk paguhet në atë pjesë.
Sipas tij, ky është keqpërdorim i rrymës, sidomos në këtë kohë kur vendi është futur në krizë.