News That Matters

Në Teatrin e qytetit të Mitrovicës do të shfaqet drama “Në kërkim të daljes”

14/07/2022. 14:17
Teatri “Muharrem Qena”, për nderë të bashkatdhetarëve te gjitha shfaqjet do ti këtë pa pagesë, këtë e ka bërë të ditur komuna e Mitrovicës në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë
Teatri “Muharrem Qena”, fton të gjithë dashamirët e artit skenik në premierën e dramës “Në kërkim të daljes” me autor Albatros Rexhaj, regjisor i shfaqjes Kastriot Saqipi- Kaqa dhe lojën virtuoze të aktorëve; Artan Hetemi, Fatmir Haliti, Florenta Bajraktari dhe Mehmet Preteni.

Teatri “Muharrem Qena” për nderë të bashkatdhetarëve nga diaspora, gjatë muajit korrik të gjitha shfaqjet do t’i ketë pa pagesë.

Premiera do të shfaqet të premten, me datë 15 korrik 2022, në ora 20:00.

Ju mirëpresim!

div.meta-author { display:none; }