
13/02/2022 17:44
Dren Abazi ka publikuar këngën e tij më të re, me titull ”Në sytë e tu”.
Kënga është shoqëruar me një videoklip, që tërheq shikuesit me përmbajtjen përshtatur me melodinë dhe tekstin unik, përcjell Klankosova.tv.
Si zakonshëm, edhe kjo këngë e tij flet për dashurinë, ndërsa vjen pikërisht në ditëlindjen e tij të 37.
NË SYTË E TU
Ajo si dritë e bardhë mes reve
Që shndrin nëpër qiell
Me zjarrin e saj ajo shkrinë dhe akujt
Që s’i shkrinë dot as ky diell.
Ajo nuk flet, ajo veç hesht
S’ka forcë te qesh por buzëqesh
Kur ajo ambël natën fle
Flenë yjet, deti, qielli me re
Në net’ e bukra e pa zhurmë,
Ti mu m’ëndërro
Më rrëmbej me zjarrin që digjet në sytë e tu
Sytë e tu
Kur m’shohin mu
Sytë e tu
Unë s’e di çfarë shije ka sot grimi
Që është fshirë, e lagë me lot
I ngrirë është në fytyrën e saj gëzimi
Dhe unë pikëllimin e ndjej sot
Ajo nuk flet, ajo veç hesht
S’ka forcë te qesh por buzëqesh
Kur ajo ambël natën fle
Flenë yjet, deti, qielli me re
Në net’ e bukra e pa zhurmë,
Ti mu m’ëndërro
Më rrëmbej me zjarrin që digjet në sytë e tu
Sytë e tu
Kur m’shohin mu
Sytë e tu Në Sytë e Tu