
11/02/2022 11:11
Në këtë spital, vitin e kaluar janë kryer 1 mijë e 561 lindje – 581 me operacion, ndërsa numri i foshnjeve të lindura ka qenë 1 mijë e 574.
Nga janari deri në dhjetor janë realizuar 125 mijë e 141 vizita ambulantore, 28 mijë e 834 vizita diagnostike, kurse 27 mijë e 805 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore në Repartin e Emergjencës.
Për 12 muaj, në Spitalin e Mitrovicës janë kryer edhe 2 mijë e 726 CT, 5 mijë e 179 ultrazë dhe 15 mijë e 892 radiografi.
Në bazë të raportit 1 vjeçar të punës, gjithashtu, janë bërë 170 mijë e 760 analiza laboratorike dhe 10 mijë e 743 dializa.