News That Matters

“Në Shqipëri ju pret ferri”, si i kishte paralajmëruar Asani çekët për humbjen

Shqipëria ka arritur fitore të madhe në “Air Albania” sonte kundër Çekisë.

Kuqezinjët kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0.

Djelmoshat e Kombëtares të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Para ndeshjes, golashënuesi i golit të parë, Jasir Asani kishte paralajmëruar kombëtaren çeke se i pret “ferri” në ‘Air Albania, dhe ashtu doli.

Një paraqitje dinjitoze e të drejtuarve të Sylvinhos, të cilët janë shumë pranë kualifikimit në Evropian.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”.

div.meta-author { display:none; }