
31/07/2022. 23:37
Në Shalë të Bajgorës në Mitrovicë është mbajtur aktiviteti dita e mërgimtarëve. Në këtë aktivitet i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës Bedri Hamza ai ju ka dëshiruar
mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve duke shtuar që Komuna e Mitrovicës ka dyert e hapura për ti takuar dhe për të biseduar për një të ardhme më të mirë për qytetin e Mitrovicës.
Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Nën organizim të Shoqatës Franko Kosovare dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, sot në fshatin Bajgorë u mbajt aktiviteti “Dita e Mërgimtëve”, kushtuar të gjithë bashkatëdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari, Arian Tahiri, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi.
Në fjalën e tij kryetari Hamza fillimisht ju ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve duke shtuar që Komuna e Mitrovicës ka dyert e hapura për ti takuar dhe për të biseduar për një të ardhme më të mirë për qytetin e Mitrovicës.
”Mërgimtarë të nderuar iu shpreh ngrohtësisht, mirëseardhje pran familjeve tuaja, në vendlindjen tuaj Mitrovicën dhe shtetin tuaj Kosovën, për të cilën ju dhatë shumë dhe jeni ndër kontribuesit më të mëdhenj në shtetndërtimin dhe fuqizimin ekonomik”, është shprehur Hamza.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal dhe të pranishmit patën mundësinë për të biseduar rreth problemeve me të cilat përballën bashkatdhetarët tanë, kërkesat që ata kanë për institucionet komunale në dobi të ofrimit të mundësive për një qëndrim dhe pushim më të mirë në vendlindje dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore dhe vlerave artistike të qytetit të Mitrovicës.
Takimi i sotëm kushtuar mërgimtarëve është përcjell me program të pasur kulturor si dhe janë organizuar lojëra tradicionale nga organizata “Katuni i Moqëm”.