
16/09/2021. 08:53
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka bërë apel tek qytetarët, institucionet dhe organizatat publike e private për respektimin e masave që parandalojnë shpërndarjen e COVID-19. Ky apel sipas IKSHPK-së vije pasi që numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë, në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.” shkruan IKSHPK në një status në Facebook.
Në fakt nga e enjta nisë edhe fushata zgjedhore, për zgjedhjet lokale, që do të zgjasë një muaj. Tutje apelohej edhe tek Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin e ndërmarrin veprimet e nevojshme për luftimin e pandemisë, sipas rekomandimeve të IKSHPK-s.
Gjithashtu kërkohej edhe vaksinimi, mbajtja e maskës, higjienës dhe respektimi i distancës.