News That Matters

Në përvjetorin e tij të rënies nderohet dëshmori i kombit Artim Jashari

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe familjarë, sot kanë nderuar dëshmorin e kombit, Artim Jashari, me rastin e 24 vjetorit të rënies së tij tek sheshi “Artim Jashari” (afër stacionit të Autobusëve), në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, kryetari Hamza, tha se Artim Jashari është modeli më i mirë, se si një djalë i ri, i shkolluar, i edukuar edhe në aspektin profesional edhe njerëzor, patriot, në vendin dhe kohën e duhur i doli zot atdheut, duke bërë aktin më heroik.

“Besoj që jemi shumë të nderuar që ne kemi pas fatin të jetojmë në një epokë të Artim Jasharit, i cili është model i heroizmit, ku para 24 vjetëve është bo ky akt heroik si vepër e Artim Jasharit ku janë vrarë tre pjesëtar të forcave policore serbe më famëkeqe në Mitrovicë”, ka thënë kryetari Hamza.

Po ashtu kryetari Hamza theksoi se Artimin e ka njohur personalisht si familjar, mik e shok, duke e vlerësuar atë si njeri të jashtëzakonshëm, me ide të qarta e qëllime konkrete dhe ne sot duhet çdo ditë ta kujtojmë atë me respekt dhe të kryejmë punë të mira në dobi të shtetit tonë.

“Sado që themi faleminderit, e përulemi me respekt para veprës së heronjve, siç është Artim Jashari, prapë nuk është ekuivalent në raport me kontributin dhe vlerat të cilat i paraqesin heronjtë tanë”, është shprehur ndër të tjerash kryetari Hamza.

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën heroike të këtij dëshmori, kryetari Hamza, së bashku me nënkryetarin Tahiri, drejtorë komunal e familjarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek lapidari i Artim Jasharit, si dhe tek varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Në përvjetorin e tij të rënies nderohet dëshmori i kombit Artim Jashari

div.meta-author { display:none; }