News That Matters

Në përvjetorin e 24 të vdekjes së dëshmorit Artim Jashari me këto fjalë prekëse e kujton djali i tij Endriti

06/05/2022   22:02

Sot me 24 vjetorin e rënies heroike të heroit Kombëtar Artim Jashari, djali i tij Endriti e përkujton me këto fjalë.

“Babë, edhe pse i vogël, nuk të lash mbi dhe… me duart e mija të vogla e preka flamurin me të cilin ishte i mbuluar trupi yt!
Koha po kalon shpejt, malli për ty sa vjen e shtohet. Me nënën atë ditë t’a dhamë dhamë lamtumirën, duke mos të të harruar kurrë. Të kemi kujtuar çdo ditë, të dy… Ajo e mbajti amanetin që ti i’a ke lënë. Më ka rritë me krenari duke më treguar sa trim e sypatrembur ishe.

Sa herë që jam me uniformën ushtarake, nënës i mbushen sytë me lot dhe më thotë : “Biri im, sa shumë i ngjan babait tënd”.
Kur mbaj armën në duar, më duket se ndiej fuqinë tënde.
Edhe pse nuk je në mesin tonë, unë dhe nëna kemi ndjerë gjithmonë mbrojtjen tënde nga lart!
Jam shumë krenar që gjaku yt, rrjedh në damarët e trupit tim!
Të përkujton me mall e krenari,
Biri yt,
Endriti.”

div.meta-author { display:none; }