News That Matters

Në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë njëri ndër mësuesit e parë në Drenicë, Sefer Seferi

01/02/2022 10:00
Dje rreth ores 10 të mëngjesit veterani i arsimit, albanologu Sefer Seferi vdiç në moshën 88 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhët sot në ora 14:00 në varrezat e vendlindjës në Prekaz.

Biografia e Sefer Seferit:

Sefer Seferi, ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, ai fillimisht ishte mësues i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz, pastaj drejtor për të kaluar për shumë vite si drejtor i shtepisë së kulturës në Skendëraj të ciles edhe i vuri emrin “Hasan Prishtina”.

Kontributi i tij në sferë n e kultures ishte i jashtëzakonshëm. Në kohën sa ishte drejtor në shtëpin e kulturës e ndërtuan qerdhen tek “Ansambli i Drenicës” ku dolën shumë artist, shfaqjet teatrale dhe zhanrit filmik.
Gjithashtu Seferi ka themeluar biblioteken e qytetit të Skënderajt, duke organizuar edhe sallën e leximit e cila ishte funksionale gjatë kohës sa ishte drejtor dhe u shfrytëzua nga lexuesit e këtij qyteti.
Në kohën sa ishte drejtor janë shfaqur më së 37 440 drama, shfaqje kinomatografike, koncerte dhe evente popullore. Një ndër dramat më kryesore vlenë të përmendet drama „Hakmarrja“, koncerti me titullin ”Është Kosova është Shqiperia“ dhe filmi i popullarizuar “TOP GUN”.

div.meta-author { display:none; }