News That Matters

Në Mitrovicë serbët mbajnë liturgji

08/11/2021 11:14

Mëngjesin e sotëm me liturgji solemne në kishën në Mitrovicën e Veriut ka nisur kremtimi i Shën Mitrit, “Mitrovdanit”, transmeton Gazeta Express.

Si tashmë çdo vit, serbët filluan të mbërrinin në kishë herët në mëngjes.

Pas prerjes së tortës së festës, janë planifikuar edhe ritet e tjera të shenjtërimit.

Në liturgji marrin pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq e liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

div.meta-author { display:none; }