
27/07/2022. 15:46
Në Mitrovicë është hapur Manifesta 14, Bienalja e Evropës Nomadike buzë lumit Ibër në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari Bedri Hamza ku ai u shpreh se ndihet i lumtur që pikërisht në këtë pjesë të bukur të qytetit, po bëhet hapja zyrtare e këtij instalacioni të bukur dhe tejet atraktiv i cili ja ka shtuar akoma më shumë bukurin lumit Ibër.Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Buzë lumit Ibër, mbrëmë është bërë hapja e edicionit të katërmbëdhjetë të Manifestës, edhe në qytetin e Mitrovicës ku është bërë përurimi i instalacionit artistik unik, të punuar nga tre artistët; kuratorin Petrit Abazi, artistin performativ dhe piktorin Piers Greville si dhe autoren artistike Stanislava Pinchuk.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtoresha për Kulturë, Rini, Sport, Valdete Idrizi, drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen, si dhe adhurues të kulturës dhe artit.
Në fjalë e tij, kryetari Bedri Hamza, ka thënë se ndihet i lumtur që pikërisht në këtë pjesë të bukur të qytetit, po bëhet hapja zyrtare e këtij instalacioni të bukur dhe tejet atraktiv i cili ja ka shtuar akoma më shumë bukurin lumit Ibër.
“Ky instalacion artistik, i cili do të frekuentohet nga të gjithë dashamirët e artit, nga qytetarët e të gjitha moshave dhe banorët e të dy anëve të qytetit, është një mundësi për bashkëbisedim dhe reflektim nga të gjithë, ku edhe vet artistët krijues përmes kësaj vepre kanë përçuar mesazhin e një vendtakimi të ngrohtë e shoqëror”, është shprehur kryetari Hamza.
Më tutje kryetari Hamza, ka shtuar se këto manifestime le të shërbejnë në identifikimin e Mitrovicës si një qytet i sportit, artit dhe kulturës.