
28.08.2021 /16:18
Në mbrëmje pritet që në Kosovë të aterojnë refugjatët e parë afganë.
Sipas një burimi të Klankosova.tv, ata pritet që të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:30.
Deri më tani kjo nuk është konfirmuar nga asnjë institucion vendor.
Kosova ditë më parë është pajtuar që të strehojë refugjatë afganë, si pjesë e një marrëveshjeje me SHBA-në, pas marrjes së pushtetit në talibanët në Kabul.