
27/07/2022. 15:54
Drejtoria për Shëndetësi në komunen e Mitrovicës njofton se ka përfunduar dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i ambienteve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe Ambulantave të Mjekësisë Familjare të Komunës së Mitrovicës.
Procesi i dezinfektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) është proces i rregullt që duhet të kryhet në institucionet shëndetësorë me qëllim të ngritjes së nivelit të higjienës dhe mirëmbajtjes së objekteve shëndetësore si dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme.
Ky proces është realizuar me mjetet e buxhetit komunal për shëndetësi dhe ka kushtuar 2914.87 €.
Drejtoria për Shëndetësi së bashku me menaxhmentin dhe stafin e QKMF-së , sektorëve dhe njësive të saj mbeten të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Mitrovicës.