
26/12/2021 13:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në komunën e Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, raporton Gazeta Express.
Nga IHK përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës, ditën e nesërme mund të priten vërshime të shpejta në këto komuna.
Sipas këtij instituti, në lumenjtë kryesorë të vendit nuk parashihet të ketë ngritje të theksuara të niveleve të ujit.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë
26.12.2021
Data e parashikimit: 2021-12-25 12 UTC
Regjioni: Dukagjin
Piku më i hershëm i parashikuar: e hënë, 27 dhjetor 2021 – 12:00