
28/09/2021 18:44
KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë punimet në sistem.
Për shkak të këtyre punimeve disa pjesë të Mitrovicës do të mbesin pa energji-elektrike.
Njoftimi i KEDS’it:
TS 110/10kV Mitrovica 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shala (Kodi: 70000101) nga ora 10:00 – 14:00
Vendet: Rrugët: Herojska (një pjesë) dhe Tuneli i Parë; fshatrat: Bajgorë, Bare, Rekë, Stan Tërg, Kaçandoll (një pjesë), Kolloni (një pjesë), Kovaçicë (një pjesë), Kutllovc (një pjesë), Mazhiç, Rahovë (një pjesë), Rashan, Rekë (një pjesë), Tërsten (një pjesë), Vidishiç, Zasellë (një pjesë) dhe Trepça,
Arsyeja: Ndërrimi i bazave të dëmtuara, ndërrimi i izolatorëve, kontrollimi i trafostacionit etj.