News That Matters

Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

20/10/2021 15:29
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti./A2

div.meta-author { display:none; }