News That Matters

Në fshatin Klladernicë të komunes se Skenderajt ka filluar realizimi i projketit të ri rrugor

26/06/2022. 20:47
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka filluar realizimi i projektit të ri rrugor në fshatin Klladernicë
Postimi i plotë:
Edhe në fshatin Klladernicë ka filluar sot realizimi i projektit të ri rrugor, në kuadër të të cilit parashihet asfaltimi i rrugëve në këtë fshat.
Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në këtë fshat, duke parë nga afër trasetë e rrugëve të lagjeve në Klladernicë, për t’u mundësuar banorëve qasje të lehtë.
Drejtori Mulaj ka kërkuar nga kompania e kontraktuar, që punimet të kryhen sipas projektit.
Në territorin e komunës janë duke u zhvilluar punime në kuadër të projekteve të reja kapitale, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës rrugore, sistemit të ujësjellësit, kanalizimit dhe projekte të tjera në dobi të qytetarëve.
Prioritet i qeverisjes Nura mbetet zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.

div.meta-author { display:none; }