News That Matters

Në Bashkësinë Islame janë therur 12 mijë e 174 kurbanë

11/07/2022. 15:44

12 mijë e 174 kurbanë i ka therur Bashkësia Islame e Kosovës për festën e Kurban Bajramit.

Kjo u bë e ditur nga BIK-u.

Ky institucion njofton se ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë.

“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij” – njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.
Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së.
Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij.

div.meta-author { display:none; }