News That Matters

Ndihma financiare nga shteti për gastronomët po konsiderohet e pamjaftueshme

24/12/2021 21:55

*Nga Kade Dajaku

Fahri Rexhepi njëherësh pronar i restaurantit ShKP Fahria (Nazi) tregon se edhe biznesi i tij është dëmtuar rëndë nga pandemia.

“Punëtorët i kemi paguar nuk kemi pasur problem, por kemi punuar me humbje tani kemi filluar të ngrihemi”, thotë Rexhepi duke shtuar se, malli në anën tjetër është shtrenjtuar.

Rexhepi shprehet se ndihma e shtetit nuk mjafton, krahasur me humbjet që thotë se i kanë pasur.
Të njëjtin shqetësim e kishte edhe Rasim Gashi, pronari i kafenesë Melisa.

“Jemi goditur rëndë dhe jemi dëmtuar, nuk kemi pasur ndihmë financiare nga shteti, nuk e dimë nëse kafiteritë tjera kanë pasur ndihmë financiare nga shteti apo jo, por ne nuk kemi pasur. Ka qenë shumë e vështirë për ne”, thotë Gashi”.

Ai shprehet se janë marrë me grumbullimin e kërpudhave, aguliqeveve, dhe me paratë e fituara nga kjo punë, i ka paguar punëtorët.

Gashi përfundon duke thënë se çmimet e këtyre produkteve do të rriten, si pasojë e humbjeve nga pandemia.

Kujtojme se të pakenaqur me këtë situatë, ata kishin protestuar një muaj më parë pranë qeverisë duke kundërshtuar masat e reja anti-COVID.

*Kade Dajaku është studente e vitit të parë të studimeve, në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gazetarisë.

div.meta-author { display:none; }