
20.08.2021 11:27
Me fillim nga ora 17:00 do të ndeshen Prishtina-Ballkani dhe Feronikeli-Gjilani në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ballkani, Prishtina dhe Gjilani, pas barazimeve të tyre në javën e parë, janë në kërkim të fitores. Në kërkim të fitores është edhe Feronikeli, e që këtë javën e kaluar patën fatin e keq që te jenë skuadra e vetme që shënon humbje dhe momentalisht gjinden në vendin e fundit në rënditjen tabelore.
Një vend më lartë se Feronikeli gjendet Ulpiana e cila shënoi humbjen e parë të shtunën kundër Malishevës në kuadër të Superligës.
Debutues për këtë sezon si Ulpiana është edhe Malisheva, ku pas fitores 1:3 ata gjenden në vendin e parë me katër pikë.
Katër pikë po ashtu i ka edhe Drita ku edhe pse të shtunën barazuan kundër Llapit me rezultat 0:0, skuadra nga Gjilani kishte arritur në javën e parë të korrën fitoren e vetme të asaj xhiroje.
Ndeshja e fundit për xhiron e dytë është të hënën në mes të Dukagjinit dhe Drenicës me fillim nga ora 17:00.