News That Matters

Ndërron jetë Profesor Aleks Luarasi/ Meta: I japim lamtumirën e fundit ikonës së jurisprudencës. Humbje e pazëvendësueshme!

24/11/2021 10:30
Në Tiranë ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare profesori i njohur i jurisprudencës prof. dr. Aleks Luarasi, i cili për afro 50 vjet iu kushtua studimeve dhe mësimdhënies të kësaj fushe.
Presidenti i Republikës e nderoi 4 vjet më parë profesor Luarasin me titullin “Mjeshtër i Madh” për ndihmesën e tij në ndërtimin e një sistemi modern universitar në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta u shpreh dje se prof. Luarasi ishte një “simbol i vlerave arsimdashëse dhe intelektuale të shoqërisë dhe kombit shqiptar”, i cili do të respektohet gjithmonë në qarqet akademike dhe në institucionet shtetërore për sukseset profesionale dhe angazhimin në proceset demokratizuese të vendit”.

Prof. Aleks Luarasi është autor disa prej librave kryesorë në arsimin juridik si “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut, “Studime për të drejtën zakonore shqiptare”, “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri”

div.meta-author { display:none; }