
27\02\2022 10:58
Ka ndërruar jetë artisti i madh, Luan Hajra.
Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore ka vdekur sot (e diel) në moshën 73 vjeçare.
Disa këngë të shkëputura nga krijimtaria e tij janë: ‘Dashurova unë një vajzë’, ‘Mbrëmja e maturës’, ‘Na ka çu Dudia letër’, ‘Oda me tavan’, ‘Lulëzoi fusha, lulëzoi mali’, ‘O Zambak’, ‘Kur hana del’, ‘Te dugojë e re’, ‘Po ta marrë këngën me saze’.
Diferencën ai e bëri me këngën ‘Arabella’, me të cilën në vitin 1973 mori pjesë në festivalin e njohur ‘Akordet e Kosovës’.
Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.