
29/01/2022
Ka vdekur dje ish-ushtarja e UÇK-së dhe infermiere aso kohe, Vjosa Qerimaj.
Ishte deputetja Ganimete Musliu e cila e bëri të ditur lajmin për vdekjen e Vjosës.
“Sot edhe një ushtare e lirisë iku nga kjo botë.
Vjosa Qerimaj ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.
Lavdi jetes dhe vepres atdhetare të Vjoses! Ngushellime Familjes Qerimaj dhe gjithë bashkëluftetarëve të saj.” tha ajo