News That Matters

Ndahet nga jeta mikesha e madhe e shqiptarëve, Erica Bauhofer- Schader

13/08/2022. 16:59

Nga, Rexhep Rifati

Zonja Erica bashkë me burrin e sajm, albanologun e mirënjohur zviceran, Profesor Dr. Dr. Basil Schader i kontribuuan me të madhe mësimit plotësues shqip dhe arsimin tonë në trojet etnike, por edhe mbledhjes së donacioneve për ngritjen dhe meremetimin e objekteve shkollore në Shqipëri
Derisa gjendemi për pushime në Kosovë nga Zvicra më erdhi një lajm mjaft i hidhur nga Zvicra. Përmes e-mailit nga Profesor Dr. Dr. Basil Schader, ne miqve të tij na dërgoi këtë njoftim në gjuhën shqipe, si njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës sonë:
“Kam detyrimin tepër të hidhur t’ju lajmëroj që bashkëshortja, nusja, më e dashura ime ERICA BAUHOFER SCHADER ka ndërruar jetë pardje në orën gjashtë. Me durim, optimizëm dhe forcë mbinjerëzore ajo ka luftuar shtatë vite kundër kancerit të mallkuar, por në fund të fundit sëmundja ka qenë më e fortë.
Pushofsh në paqe, e dashura ime Erica, dritë bëftë shpirti yt. Lamtumirë, nusja ime aq e dashur, dhe faleminderit për të gjitha që m’i ke dhënë!
Ju përshëndes me përzemërsi dhe trishtim të madh, Basili”
Me këtë rast në vija të shkurta po e jap një shkrim timin po në portalin tonë,prointegra.ch, botuar në shkurtin e vitit e vitit 2015, ku ndër të tjera zhuhet:
“Albanologu dhe miku i shqiptarëve, Profesor Dr.Dr. Basil Schader me bashkëshorten Erica Bauhofer Sachder, prej vitesh po kontribuojnë në rindërtimin, sanimin dhe pajisjen e objekteve shkollore në Shqipëri. Në fillim të këtij viti, çifti Schader u angazhua edhe në një projekt tjetër, për renovimin e një shkolle në rrethin e Lezhës. Ndej edhe me një shkresë, profesor Schader i qe drejtuar mjeteve të informimit, ku shpjegonte sesi: «Shkolla Nëntëvjeçare në komunën e Torovicës (ku ne tashmë e kemi ndërtuar shkollën 4 vjeçare) është në një gjendje të mjerueshme. Ndaj edhe ne dëshirojmë të japim kontributin tonë që kjo shkollë të rinovohet në mënyrë solide, ashtu që rreth 100 nxënës dhe fatosa të mund të ndjekin shkollimin në kushte të denja. Për fat të mirë, pas shtatë muajsh, me fillimin e vitit të ri shkollor, ky objektiv humanitar, i qiftit Schader u realizua me sukses. Më konkretisht, për këto projekte vetë miku ynë çmueshëm, profesor Basil Shader, përmes një e-maili përmes tjerash na shkruan, se si:
Krejt në fund dua që në emër tëm me familje por të Redaksisë sonë ti shprehim ngushëllimet tona më të thella profesor Basilit, aq më parë që ishte edhe një bashkëshort i shkëlqyeshëm i cili deri në minutat e fundit nuk iu nda Erices, duke treguar kujdes të jashtëzakonshëm, çka dëshmon edhe vet fakti se ajo për shtat vite e sfidoi sëmundjes së rëndë, falë kujdesit të mjekëve dhe burrit të saj.
Shkrimit ia bashkëngjita edhe disa foto nga arkivi im, ku Erica bashkë me Basilin ndiejnë gëzimin me studentët shqiptarë në Cyrih. A sa do të na mungoi kjo buzëqeshje e mikes sonë ERICA!

div.meta-author { display:none; }