
24/02/2022 13:00
Së fundi, NATO ka lëshuar një deklaratë që dënon “sulmin e tmerrshëm të Rusisë ndaj Ukrainës” duke e quajtur atë “krejtësisht të pajustifikuar dhe të paprovokuar”.
Aleanca e ka dënuar gjithashtu Bjellorusinë që “mundësoi” sulmin, njofton Klan Kosova.
“Ky sulm i ripërtërirë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së. Kjo përbën një akt agresioni kundër një vendi të pavarur paqësor”.
“Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike dhe ato do të kenë pasoja gjeostrategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve”.