News That Matters

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhami dhe palestrën “Minatori”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka njoftuar se më datë 21 prill është dita e parë e Fitër Bajramit.

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në të gjitha xhamitë e teritorit të Mitrovicës, poashtu edhe në palestrën “Minatori”, vend ku vite më parë janë shtruar edhe iftare kolektive, shkruan “Mitropol”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës
Këshilli i Bashkësis Islame në Mitrovicë ju njofton se me datë 21.04.2023, është dita e parë e FITËR BAJRAMIT.
Namazi i Fitër Bajramit do të falet në të gjitha xhamitë e teritorit të KBI Mitrovicë, poashtu namazi i FITËR BAJRAMIT do të falet edhe në PALESTRËN MINATORI

Programi i ditës së FITËR BAJRAMIT

  1. EZANI I SABAHUT NE XHAMIA NË ORA 04:50
  2. NAMAZI I SABAHUT 05:10
  3. NAMAZI I FITËR BAJRAMIT FALET NË ORA 06:23,
  4. PRITJA E MUSAFIRËVE NË KBI 10:30 -11:30,

KBI MITROVICË TË GJITHË BESIMTARËVE UA URON FESTËN E FITËR BAJRAMIT

div.meta-author { display:none; }