
11/03/2022 16:32
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aktivistët e kësaj partie kanë dërguar para Qeverisë një shportë me thasë me kripë të cilët i kanë vendosur në prag të derës së Qeverisë.
Duke i komentuar ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, Nol Nushi nga PSD theksoi se kjo qeveri po i “kripë” qytetarët duke mos vepruar për asnjë premtim të dhënë për qytetarët para se të vinin në pushtet.
Ai tha se jeta për qytetarët është bërë e papërballueshme me ngritje të çmimeve.
“I vetmi produkt që nuk është shtrenjtuar në Kosovë është kripa, prandaj e kemi sjellë këtë produkt tek qeveria se na ‘kripën’”, tha ai.