
05/06/2022. 23:34
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes me Greqinë.
Muriqi theksoi se nuk e kanë merituar humbjen.
“Fatkeqësisht nuk e kemi merituar humbjen, Greqia është një kundërshtar i fortë, është grupi më i fortë në grupin C. Përndryshe kemi çaluar të krijojmë aksione, në ndeshjen tjetër shpresoj se do të korrim fitore me Irlandën”, është shprehur Muriqi.
Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Irlandës së Veriut, të enjten me fillim nga ora 20:45.