News That Matters

Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në La Liga te Mallorca

25\01\2022 19:16

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, është në kërkim të një klubi ku mund të luajë, duke qenë se nuk ka hapësira te Lazio.

Mediat italiane kanë vazhduar të spekulojnë për të ardhmen e tij edhe në këto ditë të mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Eksperti i transferimeve, Alfredo Pedulla, njofton se 27-vjeçari është në bisedime me klubin spanjoll, Mallorca.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se kontaktet tashmë janë konfirmuar dhe se po negociohet në gjetjen e formulës së transferimit.

Kujtojmë që ditë më parë u raportua se sulmuesi i Lazios e ka refuzuar një transferim te klubi francez, Saint-Etienne.

div.meta-author { display:none; }