
25\03\2022 20:07
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do t’i mbështes personat me aftësi të kufizuara.
Murati tha se personave me aftësi të kufizuara do t’u mundësohet program i trajnimit në punë për një periudhë 3 deri në 6 muaj.
“Gjatë kësaj periudhe, të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro/muaj, ndërsa biznesi apo organizata që ofron trajnimin në punë, mbështetet me 100 euro/muaj”, ka bërë të ditur Murati
Tutje, Murati tha se pas përfundimit të periudhës trajnuese, nëse personit të trajnuar i ofrohet vend pune, atëherë qeveria do ta mbështes pagën e tij edhe për gjashtë muaj me 270 euro.
“Vendosja e përzgjedhja e përfituesve dhe bizneseve do të bëhet në bashkëpunim me OJQ-të që veprojnë në këtë fushë. Në lidhje me këtë, MFPT do të publikojë thirrjen për aplikim për OJQ-të e interesuara”, është shprehur Murati.
Kujtojmë se qeveria këtë vit e ka shpallur si ‘viti i personave me aftësi të kufizuara’.