News That Matters

Murati: Kemi rritur subvencionet për bujqit në 60 për qind

07/06/2022. 11:53

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku ka prezantuar masat e veçanta dhe aktivitet e kësaj ministrie në fushën e mirëqenies sociale.

Ai potencoi të gjitha ndikimet që kanë pasë masat për pensionistët, familjet me asistencë sociale, dhe punëtorët në sektorin privat.

“Qysh në vitin e kaluar kemi pasur prej 30 për qind për skemat sociale, në muajin nëntor dhe dhjetor kemi bërë dyfishimin e përfitimit, pra mbi 30 për qind, përfitimi ka qenë 260 për qind e vlerës origjinale, kur kemi pranuar mandatin, nëse një familje ka përfituar 200 euro, në muajin nëntor dhe dhjetor kanë përfituar 400 euro. Te Pensionistët kemi bërë rritjen e përhershme të pensionimeve për 11 për qind për pensionet bazike dhe 33 për qind për pensionet tjera të aftësive të kufizuara, që kanë qenë nën 100 euro”, theksoi Murati.

Murati përmendi edhe shtesat për fëmijë dhe lehona dhe përfitimet e tyre.

“Sa i përket mbështetjes së familjes kemi pasë në kuadër të masës 3.5, për lehonat dhe shtesat për fëmijë, kjo ka qenë diçka që s’ka qenë më herët, nga gushti i viti të kaluar kemi filluar në zbatimin e kësaj mase, janë 16 mijë e 700 gra lehona, që janë përfituese nga kjo skemë, që përfitojnë të gjitha lehonat e papuna, që s’kanë punuar në 12 muajt e fundit, përfitojnë gjashtë muaj mbështetje nga 170 euro, ndërsa ato që kanë që kanë qenë të punësuara përfitojnë tre muaj nga 130 euro”, shtoi ai.

“Kemi pagesat edhe për shtesat për fëmijë ku aktualisht janë 152 mijë e 500 përfitues, ku fëmijët 0-2 vjeç përfitojnë 20 euro shtesë mujore, ndërsa moshat mbi këtë grupmoshë përfitojnë nga 10 euro në muaj”.

Ai theksoi se sa i përket shtesës prej 100 euro, kanë mbetur vetëm studentët që t’i marrin që të përmbyllet kjo mbështetje.

“Në pakon e fundit 3.6, kemi pasur edhe mbështetjen për punëtorët, që janë punëtorët e sektorit publik dhe privat dhe kanë qenë 300 mijë përfitues nga kjo masë, të gjithë ata përfitues që marrin pagë më të ulët se 1000 euro, kanë qenë përfitues të kësaj shtese prej 100 euro, kanë mbetur edhe studentët pra që të shqyrtohen aplikacionet e tyre dhe të përmbyllet pra mbështetja prej 100 euro për këto kategori”.

Murati gjatë raportimit u ndal edhe te sektori i bujqësisë, ku theksoi se për këtë vit subvencionet janë rritur për 60 për qind.

“Sa i përket sektorit të bujqësisë, bujqit shumica janë të vetëpunësuar, kemi rritur subvencionet, rritja është 60 për qind këtë vit, në krahasim me vitet paraprake. Marrë parasysh edhe krizën e çmimeve por edhe nevojën për të siguruar çmimin vendor, nga 30 milionë euro sa janë paraparë subvencionet fillimisht ka shkuar shuma në 50 milionë euro këtë vit, dhe synimi që rendimente për këtë vit të jetë i mirë. Duke reduktuar dhe hequr edhe akcizën për bujqit”, theksoi Murati.

div.meta-author { display:none; }