
13/02/2022 13:52
*Nga Blinera Mehmeti
Në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë, ka mungesë të stafit mjekëor dhe specialistë të pediatrisë, e këtë e ka konfirmuar shefi i repartit, Dr. Rrahim Merovci.
“Problem emergjent cilësohet mungesa e stafit infermieror dhe specialistë të pediatrisë. Vendet e tyre vazhdojnë të qendrojnë bosh dhe ky fakt ka ndikuar në mbingarkimin e stafit dhe mjekëve. Infrastruktura e repartit që përfshinë hapsirën, nxemjen dhe pajisjet e ndryshme mjekësore është problem që e shoqëron stafin që një kohë të gjatë. Reparti këto kushte po i përballon me shumë vështirësi të madhe në të cilin punohet gjatë 24 orëve të ditës, duke kryer shërbime emergjente, pediatrike dhe rastet e hospitalizuara. Shërbimet në repart ofrohen për fëmijët deri në moshën shtatë vjeqare dhe të tjerët kontrollen në mjekësitë familjare.” tha Merovci.
Por me të gjitha këto probleme Shefi i Repartit, Dr. Rrahim Merovci tha se harmonia mes stafit dhe shërbimi i vyeshëm ndaj pacientëve e karakterizojnë Pediatrinë në Mitrovicë.
“Reparti i Pediatrisë si riparim nga shteti mori gëlqerosjen e të gjithë objektit pas 12 viteve, duke marrë parasysh të gjitha parregullsitë dhe pakënaqësitë që dominojnë nē repart harmonia mes stafit dhe shërbimi i vyeshëm ndaj pacientëve e karakterizojnë Pediatrinë në Mitrovicë.”
Ndërsa, Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë funksionon qysh nga paslufta, në vitin 1999. Në fillimet e tij reparti arriti të punojë vetëm në një dhomë, pastaj në dy dhoma dhe tashmë ka tri ordinanca specialistike me shtatë shtretër për pacientë.
*Blinera Mehmeti është studente e vitit të dytë, në Departamentin e Gazetarisë/UP.