News That Matters

Muçiqi: Sivjet s’kishte bakshishe në dasma, kemi prit më shumë

03.09.2021. 09:26

Afrim Muçiqi, drejtor i departamentit te estradës në Odën e Hotelerisë së Kosovës ka folur për punën e tyre gjatë këtij viti. Ai tha se këtë vit nuk fituan si në vitet e mëparshme.

Këngëtari tha se këtë verë nuk morën shumë bakshishe.

“Kush të ka rrejt e kush të ka mashtrue është një këngë…nuk e di por sinqerisht sivjet nuk ka pasur bakshishe në krahasim me vitet e kaluara. Ajo është shumë evidente”, tha Muçiqi në T7.

Ai tha se për shkak të mungesave në verën e kaluar, këtë vit pritën më shumë fitime.

div.meta-author { display:none; }