
01/12/2021 22:22
*Nga Kimete Osmani Beqiri
Uroj me përzemërsi të jesh
Muaj i mbarë
Suksese, mirësi
Shëndet në radh të parë.
Sa i veçantë më je muaji Dhjetor, pohoj
Ndjenja, kujtime, nostalgji
Dashuria përherë ka primatin
Më je e çmuar, e imja krenari.
Uratat përherë më të përzemërta janë
Vetëvetiu
Fundi i një vitit të tërë
Shpresojmë të jetë më i mirë, i riu.
Realiteti i rënduar
Fatkeqësishte jo vetëm nga pandemia
Mos qoftë e harruar, uroj
Mbretëroftë ku do respekti, dashuria, mirësia.
(IP)