
28/02/2022 22:33
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se deklarata e tij “mu kanë lodhë mashqit” është e vërtetë dhe se e kishte thënë në një takim me Albin Kurtin.
Haradinaj tha se Kurti i kishte kërkuar të futeshin brenda Qeverisë në kohën kur ishin në opozita dhe të përlesheshin me policinë.Kurti kishte kujtuar në atë rast kohën kur ka bashkëpunuar me disa nga partitë opozitare, ku tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kishte thënë se po rrënon VLAN-in për shkak se “mu kanë lodhë mashqit”.I NGJAJSHËM “MU KANË LODHË MASHQIT” – HARADINAJ TREGON ÇFARË I KISHTE THËNË KURTIT KUR I KËRKOI TË FUTESHIN BRENDA QEVERISË “Le të mos harrojmë që ne njihemi kaherë. Unë e mbajë mend mirë edhe bashkëpunimin tonë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në kohën e VLAN-it. Ka qenë vjeshta e vitit 2014. Në atë bashkëpunim në kuadër të VLAN-it, kolapsoi bashkëpunimi sepse deputeti Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së po bënin gara se kush po shkonte përpara me PDK-në edhe u prish VLAN-i. E mbajë mend mirë takimin me Haradinajn kur i kam thënë ‘Pse po shkon me PDK-në, pse po na e rrënon VLAN-in’. Se harrojë kurrë përgjigjen e tij. Përgjigja e tij ka qenë kjo ‘mu kanë lodhë mashqit”, ka thënë ai.Haradinaj ka një version tjetër të asaj që ka ndodhur.“Është e vërtet. Vazhdimi i opozitë bërjes ka pasur në skenar me hy me marr ndërtesën e Qeverisë kemi qenë në projektim të veprimeve opozitare, e propozimi im ka qenë të rrethojmë qeverinë me qytetarë duke protestuar. Propozimi i tyre ka qenë të hyjmë në qeveri dhe barra u binte ushtarëve të Ramushit pasi puna ishte më ndryshe. Kam thënë si do të vepron Policia e Kosovës. Policia mbron objektin. Do të kishte të vrarë dhe unë i thashë se nuk mund t’i shkojë në fund kësaj pune. Ai tha se pa gjak nuk shkon kjo punë. Unë i thashë se nuk mund të shkojë deri në fund me këtë punë. Nuk e kam pasur ndërmend asnjëherë ta bëjë transparente këtë bisedë”, tha ai në emisionin Pressing.