News That Matters

MSH thotë se vetëm vaksinimi dhe masat antiCOVID frenojnë pandeminë dhe evitojnë mbylljen totale

17/12/2021 17:49

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Takimi bëhet e ditur se u mbajt me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë COVID-19.

“Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin edhe te mbingarkesës spitalore, mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave.” thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Shëndetësisë

Tutje shpjegohej se Ministri Latifi i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Ministri Latifi dhe Ministri Krasniqi falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pasur parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e tyre në kapacitete maksimale.”

div.meta-author { display:none; }