
09\04\2022 16:38
Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar se çka është biseduar në takimin që kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla e patën me homologun grek të kësaj të fundit.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishim një takim të shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe nevojën për një bashkëpunim të zgjeruar në mes Kosovës dhe Greqisë në shumë fusha”, thuhet në cicërimën e ministrisë që drejtohet nga Donika Gërvalla.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1512740496568954881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E15127404965689548
Për këtë takim në Greqi njoftoi më herët edhe ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti e cila po ashtu tha se bashkëpunimi ekonomik ka qenë tema kryesore e këtij takimi.
Mtg b/w FM @NikosDendias, Kosovar PM A.Kurti & DPM/FM D.Gërvalla-Schwarz on the sidelines of tdy's #delphiforum. Talks on economic cooperation & dvpts in the Belgrade-Pristina dialogue pic.twitter.com/sNH0pjhPBm
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) April 9, 2022
Kryeministri Albin Kurti dje deklaroi se ka ardhur koha që Greqia ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Madje, ai beson se shteti helen mund ta ndihmojë Kosovën edhe për njohje të shteteve të tjera mosnjohëse dhe anëtarësim në BE dhe NATO.