News That Matters

Mozzik për Fondin për Siguri: Përveç të hollave e jap edhe jetën për Kosovë

02/03/2022 10:16

Mozzik do të dhurojë para për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Përveç të hollave, reperi tha se është në gjendje të japë edhe jetën në dispozicion për Kosovën.

Postimi i plotë:

As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi

Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur !
#NëseKris
#LetKris
#Taman

Zoti i bekoftë mergimtarët !!!!

Zoti bekoftë Kosovën !

div.meta-author { display:none; }